14.4 C
Elbasan

109 vjet Polici Shqiptare, Nano porosit vartësit

Policia e Shtetit feston sot 109-vjetorin e krijimit të saj. Në ceremoninë e mbajtur në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, kryepolici Gledis Nano apeloi vartësit e tij të mos shpërdorojnë besimin e qytetarëve, të sillen humanë me ta dhe të ashpër me shkelësit e ligjit.

Nano: Sytë dhe vëmendja e qytetarëve janë më së shumti të drejtuara nga ne, duke na qortuar për gabimet dhe duke na motivuar e shtyrë të reflektojmë për të bërë detyrën sa më mirë, që në rrugët e vendit të ketë sa më pak aksidente rrugore, sa më pak krime e sa më shumë siguri në shkolla, kopshte, parqe, lokale, banesa e kudo.

Ndaj, le të punojmë me të gjitha mundësitë e kapacitetet tona, të mos e shpërdorojmë këtë besim dhe pa dashur të vrasim shpresën e së ardhmes duke treguar neglizhencë apo arrogancë. Është koha të fitojmë edhe më shumë vetëbesim e të reagojmë plot siguri e maturi që t’ju ofrojmë qyetarëve një shërbim sa më cilësor, të tregohemi humanë e social dhe me kulturë me qytetarët, por dhe të vendosur e të ashpër me shkelësit e ligjit. Vetëm kështu do t’ia dalim që brezat që do të vijnë, të na kujtojnë e respektojnë për vlerat që mundëm të krijonim, kontributin e sakrificat tona për të krijuar një të ardhme të sigurt për veten dhe fëmijët tanë.

 

Nano evidentoi se në këtë rrugëtim 109-vjeçar, Policia e Shtetit ka pësuar transformime të mëdha.

Në këtë përvjetor të rëndësishëm ishte dita për të kujtuar dhe dëshmorët e rënë në krye të detyrës.

Nano: Një thënie e vjetër, gati sa historia e qytetërimit thotë se: “E gjithë jeta e njeriut është një udhë!” E pra, sot do të jenë disa udhë të tilla, që ne po i pagëzojmë me emra martirësh, mbi të cilat do të kalojnë e pikëtakohen gjenerata të ndryshme, gjurmët e të cilave drejtohen gjithmonë e më tepër nga e ardhmja.

Pas kësaj ceremonie, jo vetëm në Tiranë, por në disa qarqe të vendit, disa rrugë që nga sot e tutje, me iniciativë të Policisë së Shtetit dhe mbështetje të pushtetit vendor, do të pagëzohen me emrat e policëve të rënë, dhe kjo na jep një tjetër ndjesi e motivim.

Jo vetëm do të njohim e të kuptojmë përjetësinë e këtyre emrave, por me gjasë do të na duhet të shohim se ata më tepër se kushdo tjetër, do të vijojnë në një tjetër formë, misionin e tyre në komunikimin e përditshëm me qytetarët, duke qëndruar si etalone të kujtesës, në mbrojtje dhe edukimin e tyre me vlerat me të larta morale, qytetare e patriotike.

 

Lajme të tjera

Ky është vinçi i bashkisë Elbasan që i mori jetën punonjësit 56 vjeçar!

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në Elbasan ku fatkeqësisht një punonjës i bashkisë së Elbasanit humbi jetën pasi vinçi në...

SPAK kërkon përjashtimin e gjyqtares për dosjen e “Plumbit të Artë”, ka lidhje familjare me avokatin

Gjyqi për dosjen “Plumbi i Artë” vijon të zvarritet, për shkak se mes një anëtareje të trupës gjykuese dhe njërit avokat që mbron një...

Ra nga vinçi.Humb jetën punonjësi i bashkisë Elbasan

Elbasan/Informacion shtesë Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mesditën e sotme, ju informojmë se, shtetasi E.B, 56 vjeç, punonjës i Bashkisë Elbasan, për shkak...

Aksidenti masiv pranë Rinasit, rëndohet trafiku, vargu i automjeteve kilometrik

Rëndohet trafiku pak minuta pas aksidentit masiv në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë, pranë kthesës së Rinasit, mesditën e kësaj të premteje. Mësohet se vargu i...

Elbasan/ Bie nga vinçi punonjësi i bashkisë! Dërgohet në spital

Elbasan/Informacion paraprak Rreth orës 12:00, shtetasi E. B., 56 vjeç, punonjës i bashkisë Elbasan, gjatë punës mbi vinç, për riparimin e llambave elektrike në shtyllat...

Banorët tek “5 maji”, 30 vite pa rrugë. Murataj i’u del në krah. Kërkesë këshillit bashkiak!

Kryetari i PSD qarku Elbasan Erion Murataj ka përkrahur banorët e lagjes 5 maji në qytetin e Elbasanit në shqetësimin e ngritur prej tyre...