12-vjeçari në koma prej muajsh, spitali kërkon t’i heqë tubat! Nëna i hedh në gjyq

0
60

Një përplasje e fortë ligjore po ndodh mes një nëne dhe një spitali në Britaninë e Madhe.

Sipas mediave ndërkombëtare nëna e 12-vjeçarit Archie, i cili ndodhet në koma që prej 7 prillit të këtij viti ka paditur në Gjykatën Ndërkombëtare spitalin, pasi mjekët kërkojnë që t’i heqin tubat që mbajnë në jetë djalin e saj.

Nga ana e mjekëve pretendohet se 12-vjeçarit i ka vdekur truri dhe se ka ardhur momenti që atij t’i hiqen tubat mbështetëse që e mbajnë akoma në jetë.

Por nëna e djalit pretendon se ka marrë oferta nga spitalet në Itali dhe Japoni, të cilat i kanë dhënë shpresa se djali i saj mund të përmirësohet.