30 vjecari denoncoi për të shtëna me armë. Policia zbardh ngjarjen, nën hetim babë e bir

0
33

Policia e Lezhës ka zbardhur ngjarjen e një dite më parë në Lezhë, ku në sallën operative u njoftua për të shtëna me armë.

Zyrtarisht nga blutë e Lezhës thuhet se telefonata është kryer nga një 30 vjecar i cili ka kallëzuar dy persona, babë e bir, që për shkak të konflikteve të mëparshme, kanë qëlluar me armë zjarri, në drejtim të automjetit me të cilin ai lëvizte në fshatin Pllanë.

“Menjëherë pas telefonatës, janë kryer të gjitha veprimet procedurale, si: marrja e deklarimeve të 3 shtetasve të implikuar, kryerja e kontrolleve në banesat e tyre, këqyrja e automjetit të 30-vjeçarit dhe këqyrja e vendit të ngjarjes.

Në përfundim të tyre ka rezultuar se: automjeti i 30-vjeçarit ishte i padëmtuar nga plumba, në vendngjarje nuk janë gjetur gëzhoja, si dhe në banesat e 3 shtetasve të implikuar nuk është gjetur asnjë send i kundërligjshëm.” -thuhet në njoftimin e policisë ku theksoshet se me qëllim kryerjen e hetimeve të mëtejshme për këtë rast, Komisariati i Policisë Lezhë ka referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Kanosja”, babë e bir, 56 dhe 22 vjec, të denoncuar nga 30 vjecari.