49-vjeçari rrëmben dhe kërcënon se do vrasë nënën e tij

0
166

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 49-vjeçar ka marrë peng nënën e tij dhe ka kërcënuar se do e vrasë.

Raportohet se përleshja e një 49-vjeçari me nënën e tij ka ndodhur në mënyrë të papritur mbrëmjen e së dielës në Menidi, për pasojë ka mbetur i plagosur një efektiv policie.

Konkretisht, sherri ka nisur rreth orës 01:00 të mëngjesit të së hënës në rrugën Karaoli në Menidi, kur pas një sherri të fortë, djali 49-vjeçar, i cili ka probleme psikologjike, ka marrë peng nënën e tij në shtëpinë e tyre duke e kërcënuar se do ta vriste. Fqinjët që kanë dëgjuar zërat dhe kërcënimet e burrit kanë lajmëruar Policinë e cila ka mbërritur në vendngjarje.

Pas diskutimeve të dy palëve, policia ka arritur të nxjerrë nënën nga shtëpia por në momentin e arrestimit të 49-vjeçari ka arritur të godasë me thikë një punonjës policie që po trajtohet në Spitalin Ushtarak të Greqisë. /abcnews.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu