16.4 C
Elbasan

497 shërbime online në e-Albania

Qeveria shqiptare është duke zbatuar një nga reformat më të rëndësishme në ofrimin e shërbimeve publike.

497 shërbime ofrohen online nga institucionet e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë përmes platformës e-Albania.

Për të garantuar zbatimin e plotë dhe për të siguruar mbarëvajtjen e ofrimit të shërbimeve, me mbylljen edhe të sporteleve fizike, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë Arlind Gjokuta së bashku me drejtorin e Departamentit të Miradministrimit në Kryeministri Dritan Palnikaj dhe drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore Astrit Hado inspektuan drejtoritë rajonale të Sigurimeve Shoqërore Fier dhe Vlorë.

Nga ana e tyre, u kërkua angazhimi i të gjitha strukturave për të bërë të mundur që në asnjë moment të mos ndërpritet ofrimi i shërbimeve për qytetarët dhe biznesin, me qëllim marrjen e informacionit dhe ndihmën e duhur për të plotësuar nevojat e tyre, përmes rrugëve alternative të komunikimit.

“Do të vijojmë të jemi në krah të qytetarëve, duke ju kursyer kohë dhe kosto për shumë shërbime që tashmë mund të merren nga kudo me një klikim”, u shpreh Gjokuta./j.p/

Lajme të tjera

Amnistia/ Lirohet pas 25 vitesh burg i dënuari në Elbasan: Më kishin mbetur dhe dy ditë nga dënimi

Mes personave të liruar nga burgu i Peqinit ka përfituar nga amnistia penale dhe një i dënuar me 25 vite burg.  Ai ka thënë...

Mbetën të bllokuar në det për shkak të dallgëve, shpëtohen dy qytetarë në Shëngjin

Dy persona rrezikuan të mbyteshin teksa peshkonin në Shëngjin, për shkak të dallgëve të larta. Ata mbetën të të bllokuar në det për shkak të...

Policia e Elbasanit hedh poshtë versionin e qytetarit! Vuan nga problemet e shëndetit mendor

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan Në lidhje me një video të publikuar në portalin "JOQ", nëpërmjet së cilës shtetasi S. D. pretendon se...

Amnistia/ La burgun e Fierit, flet i riu i emocionuar: Do takoj nënën pas 4 vitesh, nuk e kam lejuar të vinte në qeli

Fierit, të cilët përfituan nga amnistia penale. Të rinjtë kanë shprehur emocionet e tyre për “Tirana Live”. Njëri prej të liruarve i prekur ka treguar...

Shqiptarët të parët globalisht për konsumin e mishit të bagëtive të imta

Shqipëria ka nivelin më të lartë të konsumit të mishit të deles dhe dhisë për frymë në Rajon dhe vjen ndër të parat në...

Plas grushti në Parlamentin grek, deputeti i pavarur godet ligjvënësin e ekstremit të djathtë

Grusht në parlamentin grek! Pak minuta më parë raportohet se një ish deputet i partisë Spartanët që tashmë është i pavarur, Konstqndinos Floros, ka qëlluar...