500 mijë deri në 1 mln lekë ryshfet për të liruar makinat e bllokuara, nën hetim nga SPAK 2 policë gjyqësorë në Elbasan, arrest shtëpie njërit prej tyre! GJKKO lë në burg sekserin

0
309

ELBASAN– Një makinë e ngarkuar me dru në Gramsh është bërë “sebepi” për lëshimin e dy urdhër arresteve nga SPAK për dy oficerë të policisë gjyqësore në Elbasan. Bëhet fjalë për Safer Shukën dhe Çelnik Toskën, të cilët në bashkëpunim me sekserin Lulzim Hasa i cili jepte para që dy oficerët të kthenin makinat e bllokuara.

Policia e Elbasanit bllokoi dje një makinë të ngarkuar me dru në Gramsh, që u përkiste Lirian e Zenel Taragjinit. Ata u kishin dhënë para oficerëve, Safer Shuka e Çelnik Toskën nëpërmjet Lulzim Hasës i cili aktualisht është lënë në arrest me burg, pasi u shërbente si sekser.

Sipas hetimeve të SPAK, dy inspektorët merrnin 500 deri në 1 milion lekë për çdo automjet që kthenin. Hetimet e SPAK janë shtrirë edhe ndaj prokurorëve që kanë urdhëruar lirimin e automjeteve dhe janë ende duke vijuar.

Masat e sigurisë nga SPAK:

SPAK ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Lulzim Hasën ndërsa detyrim paraqitjeje për Safer Shukën, Lirian dhe Zenel Taragjinin.

Oficeri i policisë gjyqësore Çelnik Toska i është caktuar masa “Arrest në shtëpi për veprën penale, “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë.

Në përditësim…

Policia e Elbasanit ka bllokuar një makinë që po transportonte drru zjarri në Gramsh. Kamioni është dëeguar në komisariat Ngarkesa e druve  u përkiste Taragjinëve. Lulzim Hasa është i njohuri i tyre dhe po ashtu ka kryer rolin e sekserit. Ai ka ndërhyrë tek dy oficerët Celnik Toska dhe Sefer Shuka që të lironte kamionin.  Ngarkesa e druve kushtonte 30 mijë lekë. Kamioni nuk është liruar.