Abakarov fitoi medalje ari për Shqipërinë në kampionatin e mundjes në Beograd

0
56

Kryeministri, Edi Rama ka reaguar pas fitores së mundësit Zelimkhan Abakarov i cili fitoi medalje ari duke përfaqësuar Shqipërinë në kampionatin e mundjes në Beograd.

Nëpërmjet një postimi në facebook, Rama shkruan për çeçenin të natyralizuar në shqiptar: Zelimkhan Abakarov, mundësi fantastik me nënshtetësi shqiptare, shpallet kampion bote dhe nën tingujt e himnit tonë kombëtar ngre flamurin kuqezi në Beograd