Abramovic “lodhet” nga jahtet, fillon koleksionin e avionëve

0
149

Ndoshta Roman Abramovic është lodhur nga flota e tij detare, ku shënohen disa nga jahtet më të kushtueshme në botë, me vlerë totale më shumë se 1 miliard euro.

Aq është lodhur, saqë ka filluar koleksione të reja. Fillimisht, nënshtetësish. Biznesmeni përtej asaj ruse, ka tashmë edhe atë izraelite nga origjina e tij hebraike, por edhe atë lituaneze dhe së fundmi portugeze.

Por pronari i Chelsea, me një pasuri neto të përllogaritur nga Forbes në rreth 13 miliardë dollarë,  ka filluar edhe koleksionin e aeroplanëve. Ai ka në pronësi një Boeing 767-33, një avion tjetër më të vogël ia ka dhënë ish-bashkëshortes Irina, së bashku më një jaht, si dhe 300 milionë dollarë, ndërkohë që ka vendosur të blejë një Boeing 787-8 Dreamline, dhe ta modifikojë atë për ta shndërruar në një banesë luksoze, por në qiell.

Superjahti 600 milione dollaresh i Roman Abramovich del per here te pare ne det 1024x576

Avioni, që i përkiste një kompanie zvicerane që shpalli falimentimin në 2018, mund të mbajë normalisht 225 pasagjerë, por rusi ka shpenzuar rreth 90 milionë për ndryshimin e tij radikal, që do t’i mundësojë sallone, dhoma gjumi dhe zyrën nga ku mund të vazhdojë bizneset e tij.

Deri më tani, Abramovic përtej Chelsea njihej edhe për jahtet e tij madhështorë, Eclipse që ka brenda saj edhe një nëndetëse e një sistem antiajror, dhe tashmë Solaris, një nga mjetet më të avancuara në botë, ndërkohë që gjigantët e tjerë të detit që i përkisnin, si Pelorus dhe Luna, i kanë kaluar ish-bashkëshortes Irina ose janë shitur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu