Aksident i rëndë në aksin Elbasan – Librazhd (VIDEO)

0
280

Një aksident automobilistik është regjistruar pak minuta më parë në aksin Elbasan- Librazhdë, në fshatin Mengël.

Drejtuesi i motorit i pa paijsur me kokore ka kryer një manovër për t’u kthyer, dhe i ka prerë rrugën makinës së policisë.

Nga përplasja ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motorit i cili po transportohet me urgjencë drejt spitalit të Elbasanit.

Shkak i aksidentit dyshohet lagështira në rrugë.

Elbasaniflash.al