Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, disa të plagosur, 2 prej tyre mbeten të bllokuar në mjet

0
57

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të Rrëshenit, në Rrugën e Kombit, ku janë përplasur dy mjete.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur disa persona, 2 prej të cilëve kanë mbetur të bllokuar brenda në mjet.

Zjarrfikësit po punojnë për nxjerrjen e tyre nga mjetet dhe më pas transportimin drejt spitalit.