Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, një viktimë dhe një i plagosur

0
78

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 04:00, të mëngjesit të ditës së sotme në autostradën Kalimash – Morinë, në afërsi të urës së Kolshit.

Si pasojë e aksidentin ka humbur jetën një person, ndërkohë që është plagosur dhe miku i tij, të dy me origjinë nga Tropoja.

Mjeti tip “Benz”, në të cilin udhëtonin dy të rinjtë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë.

Si pasojë, shtetasi me inicialet A. Rr. ka humbur jetën ndërsa është plagosur rëndë shtetasi me inicialet Xh. L. 19 vjeç.

Nga shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikëses është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të shtetasit  A. Rr. ndërsa shtetasi  Xh. L., është dërguar në spitalin e Tiranës, në gjendje të rëndë shëndetësore, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.