Aksident në Këlcyrë, drejtuesja humb kontrollin e mjetit dhe përmbyset, lëndohet së bashku me pasagjerin

0
44

Aksident automobilistik në të dalë të qytetit të Këlcyrës. Një automjet me targa greke ku udhëtonte në aksin nacional Këlcyrë-Tepelenë, ka humbur kontrollin dhe është përmbysur duke shkaktuar lëndimin e lehtë të drejtueses së mjetit dhe pasagjerit.

Çifti po merrte udhën drejt kthimit në Greqi ku nga të dhënat fillestare bëhet e ditur se drejtuesja e mjetit ka humbur kontrollin në kthesën në të dalë të qytetit. Policia gjendet në vendngjarje për të hulumtuar pasojat e aksidentit. Të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu