Aksidentohet minatori në Bulqizë, dërgohet në spital

0
46

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në një minierë të Bulqizës. Për pasojë ka mbetur i lënduar një 50 vjeçar. Fatmirësisht 50 vjeçari Shkëlqim Kala është jashtë rrezikut për jetën. Bëhet me dije se ai është dërguar në spitalin e Bulqizës pasi ka marrë lëndime në këmbë.

“Rreth orës 11.00, është dërguar për ndihmë mjekësore në spital shtetasi Sh.K., 50 vjeç, i cili gjatë punës në një minierë kromi në qytetin e Bulqizës, është aksidentuar jashtë rrezikut për jetën duke u lënduar në këmbë.

Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje.”, njofton policia. /abcnews.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu