“Alo policia, ai shet drogë”, 20-vjeçari shqiptar arrestohet në Itali

0
70

Një 20-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi është kapur duke shitur kokainë dhe hashash në zonën e Borgo Bovios.

20-vjeçari kishte krijuar klientelën e tij dhe tregtonte kokainë dhe hashash në një nga lagjet më të populluara nga trafikantët e drogës në Terni.

Policia e kishte mbajtur disa kohë nën vëzhgim sipas mediave.

Aksioni blic i karabinierëve u ndërmor falë denoncimit të disa banorëve të lagjes, të cilët ishin të sigurt se shqiptari ishte një shpërndarës i rregullt droge. Lëvizjet e tij të dyshimta konfirmuan denoncimet.

Ushtarët e seksionit operativ të Nor-it e ndoqën për disa ditë dhe ia dolën të demaskonin trafikun e tij të paligjshëm.

Gjatë kontrollit, 20-vjeçari kishte 18 doza kokainë të paketuara gati për tu shitur.

Ndërsa në banesë karabinierët gjetën vetëm 3 gramë hashash.

Droga u sekuestrua dhe 20-vjeçari, i cili nuk ka një punë zyrtare në Terni dhe mesa duket ka jetuar vetëm falë shitjes së kokainës dhe hashashit, është vënë në pranga. /Abcnews.al/