Andrea Bocelli këndoi në një darkë private, një biletë kushtoi plot 20 mijë dollarë

0
133

Tenori i njohur italian, Andrea Bocelli, ka performuar mbrëmë në një darkë private me 50 persona në Hunt & Fish Club, ku 20 mijë dollarë kushtoi vetëm çmimi i biletës.

Sipas Page Six, bashkë me të këndoi edhe artistja e kantautorja amerikane, Amelia Milo. Ndërsa, pjesë e darkës ishin edhe njerëz të famshëm.

Biletat dolën në shitje në FlatterNFT, një faqe interneti që shet të tilla për çdo organizim që bëhet.

Bocelli të mëkurën dhe të enjten do të interpretojë edhe në Madison Square Garden, përpara se të shkojë në një turne mbarëkombëtar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./abcnews.al