11.4 C
Elbasan

Anuloni tarifën’! Një grup studentësh protestë pa distancim te ‘Arsimi’, policia thirrje me megafon: Shpërndahuni

Edhe pse grumbullimet janë të ndaluara për shkak të situatës së krijuar me COVID, si pasojë e rritjes rekord të numrave të të infektuarve, rreth 20 studentë pa maska dhe distancim fizik u mblodhën për të protestuar.

TIRANE-Një grup studentësh pjesë e Lëvizjes për Universitetin u mblodhën për të protestuar paraditen e sotme përpara godinës së Ministrisë së Arsimit. Edhe pse grumbullimet janë të ndaluara për shkak të situatës së krijuar me COVID, si pasojë e rritjes rekord të numrave të të infektuarve, rreth 20 studentë pa maska dhe distancim fizik u mblodhën për të protestuar.

Studentët kërkojnë anulimin e tarifës vjetore me argumentin se nuk kanë pse ta paguajnë pasi për shkak të koronavirusit, por edhe tërmetit tragjik më shumë se gjysmën e vitit akademik nuk kanë qenë në auditore. Madje, ata kanë bërë edhe një peticion duke mbledhur, sipas tyre 8 mijë firma.

Studentët i kanë lënë afat ministrisë që të përgjigjet për një javë, në të kundërt paralajmërojnë rezistencë. Policia bëri thirrje me megafon që të shpërndahen pasi tubimet janë të ndaluara, ndërsa më pas i shpërndau.

Në ambientet e ministrisë hyri njëri nga studentët për të dorëzuar kërkesat. Deri tani Filologjiku ka vendosur që tarifa të shtyhet për në shtator, fakultetet e tjera nuk kanë bërë asnjë lëvizje, ndërsa studentët kërkojnë anulimin. Zv/ ministri i Arsimit Olti Rrumbullaku doli nga zyra duke iu drejtuar se nuk është e nevojshme për peticion, por nuk dha shpjegime se cfarë do të bëhet.

Pesë arsyet sipas studentëve pse duhet të anulohet tarifa:
1. Jemi tre muaj pa punë, ne dhe prindërit
2. Mbi gjysmën e vitit akademik nuk kemi qenë në fakultete
3. Mësimi online ka qenë i paplotë dhe diskriminues
4. Kemi tarifat më të larta në rajon dhe buxhetin më të ulët
5. Jemi lodhur duke paguar shtrenjtë për gjithçka (libra, strehim, transport, ushqim, etj)

Shqiptarja.com

Lajme të tjera

Funksionon Vërtet – Kura Tradicionale me Gjethe Dafine për Shëndetin e Pankreasit

Gjethet e dafinës janë fantastike në vlerat çudibërëse që ofrojnë për shëndetin e mirë të të gjithë organizmit. Që nga lashtësia e deri në ditët...

FOTOT: Oriola Marashi del e zhveshur, ndez rrjetin me format bombastike

Modelja e njohur Oriola Marashi është një ndër femrat më të komentuara shqiptare, e cila “çmend” fansat me format bombastike. Bukuroshja njihet për linjat e...

Burgu i Rrogozhinës drejt mbylljes/ Çuko: Ja çfarë do të ndodhë me të burgosurit

rben Çuko, këshilltar në Ministrinë e Drejtësisë ishte këtë të mërkurë i ftuar në Euronews Albania ku foli për efektet e amnistisë penale, ku...

TMERR/ Adoleshentja hyn me thikë në shkollën e mesme, sulmon nxënësit dhe mësuesit

Uellsi është tronditur ditën e sotme pas një sulmi të rëndë të ndodhur në një shkollë, ku dy mësues dhe një nxënëse u plagosën. Mësohet...

Humbi jetën duke punuar në Maltë, kush është burri nga Librazhdi që e zuri çatia poshtë

Mediat në Maltë kanë publikuar identitetin e shqiptarit i cili pak ditë më parë humbi jetën teksa punonte. Bëhet fjalë për Bari Ballën, 51...

Amnistia/ Lirohet pas 25 vitesh burg i dënuari në Elbasan: Më kishin mbetur dhe dy ditë nga dënimi

Mes personave të liruar nga burgu i Peqinit ka përfituar nga amnistia penale dhe një i dënuar me 25 vite burg.  Ai ka thënë...