Arbër Paplekaj dërgohet në gjykatë nën masa të rrepta sigurie

0
74

Këtë të premte Arbër Paplekaj ka mbërritur në Gjykatën e Elbasanit nën shoqërimin e forcave të shumta të sigurisë. Arbër Paplekaj është i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit pak ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021.Ai ishte pjesë e grupit të mbrojtjes së votës, të ngritur nga Partia Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit dhe shkoi në lagjen 5 Maji pasi kishin konstatuar një person me lista votuesish dhe që shpërndante para në këmbim të votës. Në përplasje e sipër, u vra Pjerin Xhuvani si edhe u plagosën disa të tjerë.