Armë dhe kokainë me vlerë 10 milionë euro, pranga shqiptarit në Itali

0
75

Një shqiptar është arrestuar më Itali, pasi iu gjetën dhe sekuestruan mbi 40 kilogramë kokainë e pastër, e cila do të sillte një përfitim prej10 milionë eurosh.

Makina tip “Golf” me të cilën udhëtonte 30-vjeçari u ndalua në Baraccola, për një kontroll mëngjesin e djeshëm.

Gjatë kontrollit të makinës fillimisht u gjet një qese me 1 kilogram kokainë, më pas iu kontrollua shtëpia ku iu gjetën 40 kilogramë kokainë dhe një pistoletë me të gjitha municionet e nevojshme.

Mediat vendase shkruajnë se banesa përdorej kryesisht si laborator dhe magazinë. Policia italiane gjeti para të cilat dyshohet se ishin përfituar nga shitja e kokainës.

Pas hetimeve të kryera rezultoi se i riu ishte në kërkim nga Gurdia di Finanza e Breshias.

30-vjeçari u dërgua në burgun Montacuto, ndërsa u sekuestrua droga, arma dhe municionet e tjera që iu gjetën gjatë kontrollit.

Prokurori i Brescias po vijon hetimet për të kuptuar se për kë ishte droga dhe se ku do të shitej.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu