Arrestohet në Poloni autori i dyshuar i rrëmbimit të Jan Prengës

0
325

Një nga personat, i cili dyshohet se ka marrë pjesë në pengmarrjen e Jan Prengës është arrestuar në Poloni për llogari të Drejtësisë Shqiptare.

Gentian Bleta që njihej edhe me emrin Martin  Bleta ishte shpallur në kërkim në fillim të këtij viti pas rrëmbimit të Prengës.

Menjëherë pas ndalimit në Poloni pala shqiptare ka nisur kërkesën për ekstradimin e tij duke kërkuar të kryhen edhe verifikimet e nevojshme nëse është i njëjti person.

Ndërkohë dy prokurorët e SPAK, Altin Dumani dhe Behar Dibra vijojnë hetimet për rrëmbimin dhe zhdukjen e Trupit të Prengës. SPAK ka shoqëruar për të marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen Nikoll Shullanin i njohur si pajtuesi i gjaqeve. Në një prononcim per media ky i fundit ka deklaruar se problemet mes familjeve vijonë të jenë të acaruara

Nikoll Shullani: Jam përpjekur por pa rezultat. Gjendja është shumë e acaruar sepse u kanë vrarë vëllain.

Deri tani për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës më 17 janar 2020 janë arrestuar Leonard Hajri, Elton Hajri, Olsi Turja, Ardian Doçaj dhe Festim Bixhdili, i cili është i dyshuari kryesor që ka marrë dhe zhdukur trupin e pajetë të Jan Prengës.

Në kërkim për akuzën e rrëmbimit të personit dhe “trafikut të narkotikëve” kryer në bashkëpunim janë Gentian Finiqi ose Doçaj, Korado Doda ose Gështenja, Altin Hajri, Artan Doçaj dhe Aldo Manjishta.

Në datë 30 mars gjykata liroi nga qelia duke ndryshuar masën e sigurisë dhe dërguar në arrest shtëpie Bajram Hajrin 64-vjeç, që është babai i Leonard dhe Altin Hajrit. 49-vjeçari Jan Prenga, u mor peng në janar të këtij viti. Trupi i tij  transportua në bodrumin e kompleksit “Golden” në Shijak, ku një kamer e kompleksit ka kapur autorët te cilët shihen me  kazma dhe lopata që kryejne veprime për të fshehur gjurmët.

oranews