Arrestohet shqiptari në Spanjë, u kap duke transportuar 1440 bimë marijuane

0
123

Oficerët e Policisë Bashkiake të Roda de Ber në Spanjë vendosën në pranga pasditen e të hënës, rreth orës 19:30, një 42-vjeçar shqiptar, teksa transportonte 1440 bimë marijuanë në fazën e rritjes.

Ngjarja ka ndodhur në Francaset të Spanjës gjatë një prej kontrolleve të policisë që agjentët kryejnë çdo ditë në hyrje të lagjeve të ndryshme, ku dhe kanë ndaluar një furgon të dyshimtë.

Individi i dyshuar u identifikua gjatë kontrollit policor ku në  mjetin e tij u konstatua një ngarkesë me 15 kuti me rreth 1440 bimë marijuane. Pas përfundimit të hetimeve paraprake policore, i arrestuari, u transferuan në zyrat e Mossos d’Esquadra në El Vendrell, për fillimin e hetimeve ku dhe do të presë vendimin e gjykatës.