Arsimi profesional, rritet numri i nxënësve të interesuar, biznesi i “etur” për profesionistë

0
196

Aleksis Qiro është duke ndjekur arsimin profesional pranë shkollës teknike elektrike “Gjergj Canco” në Tiranë.

Së shpejti ai do të përballet me tregun e punës ndaj e ndjen të nevojshme të ketë hapësira në praktikë për degën e tij. Ka zgjedhur të jetë një profesionist në fushën e informatikës, si pasioni i tij i vetëm.

“Kam qejf të konkretizoj menjëherë. Ne të shkollave profesionale e kemi më të thjeshtë për të gjetur punë, jemi të profilizuar, mund të fillojmë punë ndoshta jo ne nivelin më të lartë të mundshëm, por sigurisht në nivel mesatar”, thotë i riu për A2.

Interesimi për degët profesionale është rritur. Pranë shkollave që e ofrojnë këtë mundësi ka nxënës që aplikojnë për degë të ndryshme.

Hedie Bejtja Gjoni, drejtoresha e shkollës “Gjergj Canco” në Tiranë

, thotë se degët e preferuara janë ato që kanë të bëjnë “me teknologjinë  e informacionit dhe të komunikimit, ku nxënësit përveç se marrin një profesion të kërkuar mund të vazhdojnë studimet e larta por edhe të punojnë për kompani europiane”.

Nevoja për profesionist të rinj ndihet edhe nga vendet e Europës të cilat financojnë projekte të ndryshme për nxitjen e arsimit profesional.

Ka shumë kompani dhe bashkëpunime për të pasur profesionist. Ka një hendek bosh në këtë treg. Në vendin tonë janë afro 45 shkolla profesionale.

Orientimi më i madh është drejt shkollat të kryeqytetit, të cilat kanë edhe programe punësimi në mënyrë direkte, ndërsa një pjesë e atyre në rrethe, rrezikojnë të mbyllen për shkak të mungesës së nxënësve.