Atentat ndaj dy efektivëve të policisë në Vlorë

0
77

Një tjetër atentat me armë zjarri është shënuar sot në vend. Sipas informacioneve një person ende i paidentifikuar që udhëtonte me automjetin tip “Wolswagen” ka qëlluar me armë zjarri drejt automjetit tip “Audi” ku po udhëtonin dy efektivë policie, me inicialet A.B dhe N.M të cilët fatmirësisht nuk kanë pësuar dëmtime.

Njoftimi i Plotë:

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:40, në lagjen “Partizani”, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se nga një automjet tip “Volkswagen”, një shtetas ende i paidentifikuar, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Audi” me të cilin udhëtonin shtetasit A. B., me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Vlorë dhe N. M., me detyrë punonjës i Policisë Kufitare Sarandë, të cilët nuk kanë pësuar dëmtime.

Në momentin e ngjarjes, punonjësit e Policë kanë qenë jashtë shërbimit, duke udhëtuar me automjet privat.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.