Foto ilustruese
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Picalla”, duke goditur një bazë të dyshuar armatimi që shërbente për furnizimin e grupeve kriminale.
Gjatë ndërhyrjes, në një banesë në fshatin Picallë janë sekuestruar një arsenal i madh armësh, përfshirë 9 armë zjarri (5 automatikë, 1 pushkë dhe 3 pistoleta), 1 armë gjahu, silenciator, municione luftarake, si dhe pajisje të ngjashme me ato të Policisë, përfshirë uniforma dhe pajisje të ndryshme
Në total janë gjetur rreth 900 fishekë, si dhe materiale shpërthyese si fitila zjarrpërcjellës dhe kapsolla detonatore.
Në kuadër të operacionit, policia arrestoi në flagrancë shtetasen M. H., 66 vjeçe, ndërsa u shpall në kërkim poseduesi i dyshuar i bazës, shtetasi O. Q., 41 vjeç.


