Avionët e NATO-s nisin gjuetinë për nëndetësen bërthamore ruse pranë Italisë

0
67

Lufta në Ukrainë ka hyrë në një fazë tjetër, ku tashmë ukrainasit kanë kaluar në kundërofensivë, megjithatë prezenca ushtarake ruse në zonë është tepër e lartë duke e bërë të vështirë fitoren e boshtit Perëndimor në një kohë të shkurtër dhe vetëm në fushën e betejës.

Avionet vezhgues amerikan ne kerkim te nendeteses ruse

Në realitetin e ri të krijuar është shtuar edhe prezenca ushtarake e NATO-s në Mesdhe, si zona detare më pranë Ukrainës, përvec detit të Zi, aksesi në të cilin kërkon më shumë “dhimbje” koke.

Mediat e profilizuara mbi aktivitetin detar raportojnë sëfundmi së është vërejtur një rritje të aktivitetit të avionëve vëzhgues dhe kundër nëndetëseve në ujërat pranë Italisë duke rritur dyshimet për prezencën e një nëndetëseje ruse në zonë.

Lexo edhe: Blindohet Mesdheu, “USS Harry Truman” zbret në Jon, anijet ruse ngecin në Egje. “Përbindëshi” britanik kalon Gjibraltarin. Çfarë po ndodh me “Varyag” dhe “Marshal Ustinov”

Dyshohet se bëhet fjalë për një nëndetëse bërthamore, e cila të ketë zevendësuar largimin nga Mesdheu të kryqëzorit rus “Marshall Ustinov”, i cili lundroi për javë të tëra në ujërat mes Jonit dhe Adriatikut për të vëzhguar flotat amerikane dhe italiane në zonë, raporton abcnews.al.

 

Përpos pajisjeve tepër të vjetëruara ushtarake ruse, nëndetëset bërthamore konsiderohen si asetet më të rendësishme të këtij shteti, prandaj edhe vëmendja e NATO-s është e shtuar në këtë drejtim. /abcnews.al