Basha: Tubimi i Berishës indicie për shkelje të ligjit, ata që s’erdhën ndihen të vetëshkarkuar

0
132

Nga mbledhja e kryesisë së PD kryedemokrati Lulzim Basha ka bërë reagimin e parë pasi Kuvendi Kombëtar i mbledhur nga ish-kryeministri Sali Berisha ka votuar me shumicë votash pro shkarkimit të tij. Basha e ka quajtur Kuvendin e Berishës një tubim që sipas tij ka indicie për shkelje të ligjit.

Ndër të tjera kreu i PD është shprehur se ata që nuk kanë ardhur në mbledhje ndihen të vetëshkarkuar.

“Te pranishëm 25, kemi kuorum. Presim zotin Gjana se po vjen, të tjerët nuk kane ardhur se ndihen te vetëshkarkuar. Tubimi i sotëm pas shpalljes non grata të zotit Berisha, ka indicie për shkelje të ligjit, falsifikim tè vulës, logos”- shprehet ai mes të tjerash.

Anëtarët që Basha thotë se ndihen të vetëshkarkuar: 

  • Belind Këlliçi
  • Ivi Kaso
  • Albana Vokshi
  • Aldo Bumçi
  • Gent Strazimiri
  • Gert Bogdani
  • Oerd bBylykbashi
  • Flamur Noka
  • Ervin Minarolli
  • Ledina Mandia

/abcnews.al