BE fut në “listën e zezë” edhe të dashurën e Putinin, goditet me sanksione

0
77

Alina Kabaeva, ish-gjimnaste ruse, e cila ka qenë prej kohësh e lidhur ngushtë me Vladimir Putin, i është shtuar paketës së gjashtë të sanksioneve që po shqyrtohet nga Bashkimi Evropian.

Jeta private e liderit rus është e ruajtur me kujdes, por ajo përflitet se është e dashura e tij. Putin fillimisht e mohoi, por raportet thonë se ajo ka sjellë në jetë fëmijët e tij, shkruan BBC.

Dy burime i kanë thënë BBC-së në Bruksel se ajo është në listën e sanksioneve të Komisionit Evropian. Kjo për shkak të rolit të saj si kryetare e Grupit Kombëtar të Medias të Rusisë, një perandori televizive dhe mediatike me zotërime në kanale dhe faqe interneti të ndryshme

Shtetet e Bashkuara tashmë kanë vënë në shënjestër pasuritë e dy prej vajzave të Putinit në martesën e tij të parë, por nuk kanë vepruar kundër Kabaevës. /abcnews.al