Beatrix Ramosaj provokon fansat

0
60

Bukuroshja në një set të ri ka prezantuar një koleksion të bikineve, e që me këtë rast ka vënë në pah edhe linjat trupore.

28-vjeçarja mori komplimente të shumta për fizikun e bujshëm, duke qenë se përkujdeset mjaft shumë me ushtrime dhe joga.

Krijuesja e hitit “Faj” këtë vit ka qenë një nga yjet më të diskutuar në showbizin shqiptar e faqet rozë.

Kjo për shkak të lidhjes që krijoi brenda me aktorin dhe prezantuesin Donald Veshaj, me të cilin u nda menjëherë pas përfundimit të spektaklit.

Beatrix aktualisht është beqare, e fokusuar në karrierë.