Belsh, gjenden rrënojat e një objekti të stilit romak

0
198
Belsh, gjenden rrënojat e një objekti të stilit romak

Belshit turistik pritet t’i shtohet një tjetër atraksion. Bëhet fjalë për një zbulim arkeologjik në njësinë administrative të Rrasës, ku në tokën e një prej banorëve të kësaj zone janë gjetur rrënojat e një banje të lashtë romake.

Zbulimi fillimisht është bërë nga vetë pronari i tokës, i cili më pas ka lajmëruar autoritetet lokale. Një përfaqësi e Institutit të Monumenteve të Kulturës ka shkuar në vend dhe nga vlerësimet paraprake mendohet të jetë një banjë romake.

Grupi i ekspertëve ka nisur punën për zbulimin e të gjithë objektit dhe vlerësimin e tij.

Kjo nuk është hera e parë që në zonën e Belshit gjenden objekte arkeologjike.

Rreth 24 objekte që janë gjetur vite më parë në liqenin e Seferanit sot gjenden të ekspozuara në Muzeun Arkeologjik.

Elbasani Flash

A2