Bëri bujë me lidhjen e tyre, këngëtarja e njohur fejohet me partneren e saj

0
78

Emeli Sande është fejuar me të dashurën e saj, Yoana Karemova. Këngëtarja 35 vjeçare e bëri të ditur lajmin të mërkurën, duke treguar unazën e saj me diamant. “Unë thashë po!”, shkroi këngëtarja. Ky lajm vjen gjashtë muaj pasi ajo zbuloi se ishte në një lidhje me Yoanën.

Kujtojmë që këngëtarja ka qenë martuar më parë me biologun detar Adam Gouraguine. Çifti konfirmoi ndarjen në vitin 2014, pasi u takuan për më shumë se një dekadë dhe shkëmbyen betimet në vitin 2012. Kur pranoi lidhjen e re, këngëtarja theksoi:

“Ne u njohëm përmes muzikës. Dhe patjetër që ndihem më e lumtur se kurrë. Ndihet mirë. Nëse nuk je me dikë që të mbështet prapa skenave, është shumë e vështirë. Tani ndihem shumë e plotësuar. Gjithmonë do ta dua muzikën dhe karrierën time por tani ndjej se mund ta shijoj jetën dhe të jem vërtet e lumtur.”

Çift i lezetshëm: Emeli u takua me Yoanën ndërsa studionte muzikë klasike dhe së fundmi pranoi se ajo është 'më e lumtur se kurrë' në lidhje (foto 15 shtator)c

urime!  Emeli tregoi unazën e saj verbuese të fejesës me diamant dhe rubin teksa ndau një selfie si një grua e sapofejuar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu