Berisha i “palëkundur”, mban fjalën në protestë: Borxhlinj përjetë ndaj liderëve europianë, ndihemi fatkeqë me Ramën

0
72

Berisha

dashur demokratë, në këtë shesh, në Shqipëri dhe kudo qe jeni përshëndetjet më vëllazërore, mirënjohjen më të pakufishme. Së pari në emër tuaj më lejoni t’ju uroj me gjithë zemër mirëseardhjen parlamentit europian dhe liderëve të BP, është rast i veçantë për ne tu shprehim atyre mirënjohjen tonë për ndihmën e gjithëanshme në këto dekada. Prania e qeveritarëve më të lartë është mbështetja më e madhe që kemi marrë në tërë historinë tonë, konsiderohet integrimi në BE si e ardhmja më e mirë. Ky samit është mbështetje e madhe për PD-në, me moton ‘E duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Bujaria e kombeve dhe vendeve tuaja ka qenë e një rëndësie thelbësore ndaj dhe ne jemi borxhlinj përjetë për ju dhe taksapaguesit tuaj. Zoti ju bekoftë ju dhe vendet tuaja. Shqiptarët kudo që janë, u janë shumë mirënjohës që zgjodhet Tiranën por jemi fatkeq që përfaqësohemi me njeriun që në të gjitha kodet e botës duhet të ishte para drejtësisë dhe jo i ulur aty. Ndihemi fatkeq sepse pushteti i tij qëndron mbi krimin elektoral, drogën, korrupsionin dhe të zezat e tjera ndaj këtij kombi. Ky samit është mundësi e artë që shqiptarëve tu dëgjohet zëri, miqve do u themi gjithnjë të vërtetën, nuk është manifestim festiv por protestë që sot të jehojë zëri i popullit opozitar shqiptar. Nuk mund ta konsiderojmë si mbështetje për qeverinë e tij, sot Shqipëria është në rrezik ekzistencial, slogani “Shqipëria në zi” ngriti disa pyetje. Nuk kemi pushtues të huaj por seria e rekordeve të zeza të këtij kryeministri filluan të bëjnë sens, të marrin kuptimin e tyre.