Berisha: Ja e vërteta pas zhdukjes së Ervis Martinajt, Olsi Rama bëhet mbreti i basteve

0
52

Kreu i PD Sali Berisha foli edhe për çështjen e rikthimit të basteve sportive në vend. Berisha tha se e vërteta është se fill pas zhdukjes, eliminimit apo largimit të tij, bastet u rikthyen për t’i marrë Olsi Rama.

Berisha: Dy persona kanë qenë të njohura në industrinë e basteve, Ervis Martini.

Ai, askush nuk merr vesh të vërtetën, por e vërteta është se fill pas zhdukjes, eliminimit apo largimit të tij, bastet u rikthyen për t’i marrë Olsi Rama.

Ai ka qenë njeriu në hije i basteve. Këto nuk janë pa lidhje me njëra-tjetrën.

Prandaj lëvizjet e fundit të tij janë grusht shteti i pjesshëm. Ato janë institucione shumë të rëndësishme, policia, SHISH apo pastrimi i parave.

Sot mbreti i basteve bëhet Olsi Rama legalisht. Unë nuk jam për industrinë e mëkateve dhe bixhozit, jam penduar që janë lejuar gjatë qeverisjes sime dhe nuk do lejohen, sepse janë burim fatkeqësish.

Tani ky i legalizon, ky që nuk tha gjë për to. Masivisht thuhet se vëllai i tij është mbrapa.