Biden takohet me “mikun” e Putin, takohet me kryeministrin indian Narenda Modi

0
88

Presidenti Biden ka shfrytëzuar vizitën në Japoni për të bindur kryeministrin indian që të distancohet nga neutraliteti për agresionin në Ukrainë.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë u takua me kryeministrin e Indisë, Narenda Modi i cili ka hezituar deri më tani të dënojë agresionin rus në Ukrainë.

 

Biden dhe Modi po takohen në kuadër të Samitit Quad, i cili po zhvillohet në Tokio bashkë me dy shtetet homologe, Japonia dhe Australia.

Duke folur para gazetarëve, presidenti Biden tha se lufta në Ukrainë ka ndikuar në të gjithë rendin botëror dhe se do të punonte që ta partneriteti me Indinë të ishte më i ngushti.

“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të konsultohen nga afër me Indinë se si të zbusin efektet negative të luftës. Ka shumë gjëra që vendet tona mund dhe do të bëjnë së bashku, dhe unë jam i përkushtuar për ta bërë partneritetin SHBA-Indi ndër më të afërmit që kemi në Tokë,” deklaroi Biden.

India është i vetmi anëtar i katërshes që ende nuk e ka dënuar agresionin rus dhe nuk ka vendosur sanksione ndaj Moskës.

Kina dhe Rusia “provokojnë” SHBA-në dhe aleatët e saj. Stërvitje të përbashkët në Detin Japonez
Kryeministri Modi i quajti takimet e ‘katërshes’ si pozitive dhe produktive dhe vlerësoi marrëdhëniet SHBA-Indi.

“Takimet e Quad janë shumë pozitive dhe produktive. Vlerësoj marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Indisë si një partneritet besimi dhe force për të mirën globale, në të cilat përfshihen interesat dhe vlerat tona të përbashkëta si edhe kooperimi ekonomik,” tha kryeministri Modi.

Megjithatë kryeministri indian heshti kur u pyet për sanksionet ndaj Rusisë.