Bie nga biçikleta dhe vdes 17-vjeçarja në Tiranë

0
150

Një 17-vjeçare nga Peza e Tiranës ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës pasi u rrëzua nga biçikleta. Policia bën me dije se e reja ka marrë dëmtime të rënda pasi u rrëzua nga biçikleta, gjë që i ka shkaktuar vdekjen.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditen e sotme teksa e reja ishte duke lëvizur me biçikletë.

Menjëherë pas ngjarjes, familjarët e morën atë dhe e dërguan në spital, por mjekët nuk kanë mundur që ta mbanin në jetë për shkak të komplikacioneve të rënda.

Tiranë/ Informacion paraprak

Me datë 27.11.2021, rreth orës 14:25, në fshatin Maknor, Pezë, sipas familjarëve është rrëzuar aksidentalisht nga biçikleta, shtetësja R. D., 17 vjeçe.

Si pasojë ka marrë dëmtime dhe ka ndërruar jetë në SQU.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.