Bie nga lartësia e moshuara

0
174

Sarandë – Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Sarandë ku një 72-vjeçare raportohet se është rrëzuar aksidentalisht nga soleta e banesës së saj.

Si pasojë e rënies nga lartësia, e moshuara ka marrë plagë të rënda dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Njoftimi i policisë:
Më datë 21.11.2021, rreth orës 10:28, është paraqitur për ndihmë mjekësore tek urgjenca e spitalit Sarandë shtetasja R.L., 72 vjeçe, banuese në Sarandë.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga soleta e banesës së saj dhe ndodhet ne gjendje të rëndë shëndetësore.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al/