Bie zjarr në një banesë pranë burgut të grave

0
147

Në një banesë pranë burgut të grave në Tiranë ka rënë zjarr. Mësohet se si pasojë e flakëve ka vetëm dëme materiale.

Zjarri është duke u vënë nën kontroll ndërsa banorët kanë dalë të gjithë jashtë.

NJOFTIM

“Me datë 07.12.2021, rreth orës 20:05, në rrugën “Idriz Dollaku” në lagjen “Ali Demi”, ka rënë zjarr në katin e parë të një pallati, në banesën me qira të shtetases E. K., 39 vjeçe, ku ka vetëm dëme materiale. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.”  /abcnews.al/