Biotina është një vitaminë që tretet në ujë.
Ajo është pjesë e kompleksit të vitaminave B dhe ndryshe njihet si vitamina H.
Organizmi ka nevojë për biotinë që të transformojë ushqyes të dobishëm në energji.
Ajo është e rëndësishme sepse është një përbërës i rëndësishëm i enzimave të trupit.
Këto të fundit shpërbëjnë yndyrën dhe karbohidratet në trup.
Simptomat E Mungesës Së Biotinës
Biotina gjendet në sasi të vogla tek ushqime si prodhimet e bulmetit, qumështi, kosi, djathi, por edhe veza, banania, arrorët si bajamet, arrat, lajthitë, salmoni, etj
Mungesa e biotinës vërehet pas hollimit të flokëve dhe acarimit e skuqjes së lëkurës në zonën përreth syve, hundës dhe gojës.
Simptoma të tjera përfshijnë: depresionin, plogështinë, haluçinacionet, mpirje të krahëve dhe këmbëve.
Ka të dhëna shkencore të cilave u referohet AgroWeb.org, sipas të cilave diabeti mund të shkaktojë nivele të ulëta të biotinës.
Nivelet e biotinës mund të ulen tek gratë shtatzëna, njerëzit që ushqehen keq, ata që kanë pësuar një rënie të madhe në peshë dhe duhanpirësit.


