BKH kontrolle në shtëpinë e ish-gruas dhe vilën e partneres së Ahmetajt, sekuestrohet dokumentacioni i pasurive të tij

0
52

Byroja Kombëtare e Hetimit ka zbarkuar mbrëmjen e kësaj të enjteje në banesen e partneres së ish-zëvendës kryeministrit, aktualisht deputet i Partisë Socialiste, Arben Ahmetaj.

Kontrollet janë kryer nga SPAK në vijim të hetimeve që struktura antikorrupsion po kryen ndaj tij në kuadër të procedimit 277/1.

Gjithashtu agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë kryer kontrolle edhe në banesën e ish bashkëshortes së Ahmetajt. Kontrollet kanë nisur rreth orës 15:00, dhe kanë zgjatur për rreth nkë orë e 30 minuta.

Fillimisht agjentët të pajisur edhe me vendim gjykate kanë kontrolluar vilën e partneres së deputetit në Hamallaj. Ku përveç dokumeteve të vilës, që sipas hetueve do i vlejnë hetimit është sekuestruar edhe një shumë parash.

Më pas agjentët kanë vijuar me kontrollet e ish bashkëshortes së Ahmetajt. Në banesën e saj nuk janë gjetur as para e as sende të kundraligjshme. Por, SPAK ka mundur të sekuestrojë dokumente ne këtë banesë që mund ti vlejnë hetimit.

Kontrollet në banesën e partneres dhe ish bashkshortes së tij erdhën vetëm disa orë pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili iu përgjigj deklaratave të mëhershme të Ahmetajt, se ai duhet të bëjë kryeministrin, jo gjykatësin.

Prokuroria e Posaçme ka regjistuar procedim penal ndaj Arben Ahmetajt, që prej dhjetorit të vitit të kaluar. Dy muaj më parë,  struktura antikorrupsion tha zyrtarisht për Fax Neës, se është duke analizuar veprimet e Ahmetaj për procedurën e koncesionit që është dhënë në kohën kur ai ka mbajtur detyrën e Ministrit të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregëtisë dhe Sipërmarrjes.

Sipas burimeve SPAK është duke mbledhur prova e të dhëna, edhe nga kompjuterat e sekuestruara dhe të e-maileve, që janë shkëmbyer mes ish zv kryeministrit dhe fituesve të koncesionarit. Hetuesit  janë duke verifikuar të gjitha komunikimet që ish zv kryeministri ka kryer me personat nën hetim që fituan koncesionin. Gjithashtu SPAK po kryen veprime hetimore, ku janë  duke u verifikuar me anë të sistemit TIMS, të hyrje daljeve të Ahmetajt, në periudhën kur edhe janë prenotuar hotelet nga Klodian Zoto, pronari i kompanisë koncesionare të inceneratorit të Elbasanit.