Bllokohen 3500 lodra të rrezikshme në treg

0
120

Inspektoriati Shtetëror i Mbrojtjes së Tregut (ISHMT) bllokon 3500 lodra të rrezikshme në treg.

“Me ardhjen e festave, kemi intensifikuar inspektimet për lodrat të cilat nuk janë në përputhje me kriteret ligjore për sigurinë. Inspektoriati Shtetëror i Mbrojtjes së Tregut ka bllokuar 3500 lodra të rrezikshme në treg”, bën të ditur ISHMT.

Të rrezikshme konsiderohen lodrat që kanë përmbajtje kimike, zink, lodra që përthyhen lehtësisht nga fëmijët dhe mund të gëlltiten, ashtu si dhe lodrat me xhelatinë.

Sipas ISHMT-së, janë marrë masa ndaj subjekteve tregtare abuzuese, me bllokim të mallrave dhe vënie të gjobave sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi.

“U bëjmë thirrje konsumatorëve, që të kontrollojnë për markimin CE, tek një lodër e cila përmbush standardet e sigurisë. Gjithashtu duhet parë mosha e fëmijës për dhuratën”, apeloi ISHMT. /a.a/