Bllokohet rruga e Arbrit

0
49

Reshjet e dëborës kanë sjellë dhe problematika në vend. Sot nga moti i keq është bllokuar rruga e Arbrit.

Bëhet me dije se si pasoje e rreshjeve të dëborës disa automjete kanë dalë jashtë rrugës dhe si pasojë është krijuar bllokimi i qarkullimit. Mësohet se kanë mbetur të bllokuara rreth 50 makina që ishin me goma verore dhe pa zinxhirë.

Rruga është bllokuar në qafën e Murrizit. Në vendngjarje kanë mbërritur 3 borëpastruese, të cilat po punojnë për hapjen e rrugës.