Boçi publikon ‘skandalin’: 200 mësues në Belsh ende nuk kanë marrë rrogat

0
56

Përmes një postimi në Facebook, deputeti i PD-së Luciano Boçi ka publikuar mesazhin e një mësuesi ku shkruan se ai dhe 200 kolegë të tjerë po paguajnë prej 4 muajsh vetë pagesat e transportit.

Boçi shkruan se skandali thellohet edhe më shumë pasi këta mësues ende nuk kanë marrë as pagat e tyre.

Postimi i plotë:

200 mësuesit e Belshit dhe njëherë mbeten pa pagesat e transportit.
Prej 4 muajsh ata e mbulojnë vetë atë.
Ndërkohë skandali thellohet më tej.
Mësuesit nuk kanë marrë as pagat, ndërkohë që një pjesë e madhe e tyre përballen me kredi bankare e pagesa të ndryshme që shkojnë nga plotësimi i kërkesave të përditëshme e deri tek shkollimi i fëmijëve të tyre.
Denoncimi vjen prej vetë mësuesve
Askush nga pushtetet nuk reagon për këtë trajtim diskriminues, të diferencuar e të përsëritur ndaj tyre.
#Arsiminërrezik
#Shqipërianërrezik