Bora “paralizon”, Rrugën e Arbrit, policia: Ndalohet qarkullimi, po punohet për pastrimin e aksit

0
157

Prania e borës në rrugë ka bërë që të ndalohet qarkullimi i makinave në Rrugën e Arbrit.

Policia e qarkut Dibër bën me dije se për shkak të pranisë së borë pastrueseve në rrugë në aksin e bypass nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve deri në pastrimin e plotë të saj.

Policia e Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit, si dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme në këtë aks.

“Për shkak të reshjeve të dëborës në Rrugën e Arbrit, në Bypass, qarkullimi i automjeteve është ndaluar përkohësisht pasi i gjithë aksi po  pastrohet nga borë pastueset.

Shërbimet e Policisë Rrugore  ndodhen në të dyja kahet e lëvizjes dhe nuk do të lejojnë asnjë drejtues mjeti të qarkullojë pa vendosur goma dimërore  zinxhirë dhe deri sa rruga të pastrohet plotësisht nga kontraktorët.

Policia e Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit, si dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme në këtë aks.Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112 ose dërgoni njoftim në Komisariatin Dixhital”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu