Britney Spears do t’i kthehet muzikës! Ja çfarë bëri këngëtarja së fundmi

0
134

Britney Spears po planifikon një rikthim të madh muzikor – dhe po kërkon ndihmën e të njëjtit ekip që punon me Lady Gaga.

Ylli 39-vjeçar ka krijuar hite që kur ishte vetëm adoleshente – me këngën e saj debutuese …Baby One More Time që u publikua në vitin 1998 kur ylli ishte vetëm 16 vjeç.

Dhe tani, pas një karriere që përfshin katër dekada, Britney thuhet se po planifikon një hov të fundit shpërthyes përpara se të largohet përgjithmonë nga qendra e vëmendjes. Ylli i pop-it thuhet se është në kontakt me Bobby Campbell – menaxherin e muzikës që ka punuar me 35-vjeçaren Gaga që nga viti 2014 – ndërsa ajo planifikon të regjistrojë muzikë të re.

Një burim i tha The Sun të dielën: “Ajo ka shumë respekt për marrëdhënien e punës që Bobby ka me Lady Gaga. Britney mendon se ata mund të bëjnë një ekip të mirë. Është herët, por ajo ndjen se ka potencial. Idetë që po diskutohen përfshijnë një album me hitet më të mira me këngë të reja bonus dhe data live të cilat po shihen si turneu i saj i lamtumirës.”

Në korrik, Britney u zotua të mos performojë ose të punojë derisa mbahej nën kujdestarinë e saj, por gjërat duket se kanë ndryshuar tashmë që këngëtarja është e lirë.