Britney Spears pozon tërësisht e zhveshur, fansat të shqetësuar për gjendjen e saj mendore

0
77

Britney Spears postoi foto të saj duke pozuar e zhveshur në Instagram, kjo është arsyeja pse shumë fansa besojnë se ajo ka probleme me shëndetin mendor.

“Disa foto të bëra kur kam qenë për herë të fundit në Meksikë, para se të mbetem shtatzënë. Pse dukem 10 vjet më e re kur jam me pushime?”, shkruan ajo në përshkrim.
“Mos e nënvlerësoni aftësinë time për të bërë elfie me shkop selfie. Kjo ishte para se të mbetem shtatzënë”, ka shkruar ajo sërish.
Për të kujtuar, Britney ka publikuar edhe më herët foto të tilla, por ndjekësit besojnë se ajo tashmë e ka tepruar.

Babai i saj Jamie Spears ka pasur kujdestarinë e saj dhe pronës së saj që nga viti 2008.

Unë nuk po them që Britney duhet të ndalojë së bërë foto nudo, por mendoj se është e tepërt t’i postosh ato pothuajse çdo ditë,” tha një përdorues i Instagramit.

“Britney, ne të duam, por mendojmë se është koha për të vizituar sërish një psikolog”, shtoi një tjetër.

“Është e qartë pse ajo ishte nën kujdestari. Ajo u çmend totalisht. E di që jam në pakicë, por jam ende në anën e babait të saj”, është edhe një nga komentet.
Disa fansa e mbështesin atë pavarësisht gjithçkaje.

Ata besojnë se ajo është viktimë e standardeve të dyfishta në rrjetet sociale.

© SYRI.net