Burg për Arlind Lagjin, ish-kryedoganieri i Fierit aksidentoi 2 persona me makinë në Vlorë

0
55

Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Arlind Lagjin.

Ish-drejtori i Doganës së Fierit ditën e hënë në datën 20 mars shkaktoi dy aksidente të njëpasnjëshme në rrugën Transballkanike në Vlorë, duke lënë të plagosur dy persona të moshës 66 dhe 63 vjeç.

Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë arrest me burg teksa gjyqtarja e kësaj çështjeje Dorina Stroka e ka pranuar këtë kërkesë.