Burg përjetë për Përparim Ademin, vrau dy motrat nga Elbasani.

0
73

Gjykata e Tiranës dënon me burg përjetë Përparim Ademin i cili më 31 dhjetor të 2020 vrau dy motrat në zonën e Astirit në Tiranë.

Kjo ishte masa e dënimit e kërkuar edhe nga prokuroria për 60- vjeçarin që sot u shpall fajtor për vrasjen e dy motrave Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani.

Ngjarja ndodhi në kryeqytet dy vjet më parë, siç dyshohet për shkaqe xhelozie, pasi autori kishte një raport me njërën prej viktimave, e cila i kishte kërkuar ndarjen.