City fiton derbin me United dhe “rrëmben” FA Cup

0
42

Man City është fitues i FA Cup.

Qyetarët mposhtën 2-1 në Wembley United duke fituar trofeun e 2 për këtë sezon, ndërsa synojnë tripletën nëse mundin Interin në finalen e Champions.

Ndeshja u zhbllokua pas vetëm 12 sekondash pas një supergoli të Ilkay Gundogan. Por Djajtë e Kuq barazuan shifrat në 1-1 në minutën e 33-të, kur Bruno Fernandes shënoi nga penalltia.

Në minutën e 51′ ishte sërish Gundogan ai që realizoi golin e fitores duke i dhuruar fitoren City. SHIKO GOLAT /G.D abcnews.al/