“Çmendet” moti në Elbasan! Stuhi e fuqishme me shi, breshër dhe erëra të forta paralizon qarkullimin në qytet

0
268

Një stuhi e fortë ka përfshirë pasditen e kësaj të premteje qytetin e Elbasanit dhe një pjesë të madhe të territorit të bashkive të tjera të qarkut, duke sjellë reshje intensive shiu, breshër dhe erëra të fuqishme.

Reshjet nisën rreth orës 14:50 dhe brenda pak minutash u shndërruan në një mot ekstrem, duke vështirësuar ndjeshëm lëvizjen e qytetarëve dhe qarkullimin e automjeteve.

Në disa zona të qytetit, rrugët janë mbuluar nga sasi të mëdha uji, ndërsa drejtuesit e mjeteve janë detyruar të lëvizin me shpejtësi shumë të ulët për shkak të mungesës së dukshmërisë dhe përmbytjes së akseve rrugore. Edhe këmbësorët e kanë pasur thuajse të pamundur të lëvizin, pasi shirat e rrëmbyeshëm dhe breshëri kanë goditur me intensitet të lartë.

Balkanweb.com
GEAR Sh.p.k