Covid, më shumë se 8 milionë raste infeksioni në botë! Rriten shifrat e të prekurve në SHBA…Brazili regjistron 35 mijë pozitivë në vetëm një ditë

0
243

Në të gjithë botën numri i përgjithshëm i personave të prekur nga infeksioni i koronavirusit është rritur në 8 milionë e 175 mijë kurse numri i viktimave ka shkuar në 443685

Në SHBA, epidemia e koronavirusit nuk duket aspak afër ngadalësimit.

Në fakt, në të paktën gjashtë shtete, përfshirë Teksasin, Florida dhe Kaliforni, infeksionet janë në rritje ditore prej më shumë se 2500 raste të reja Covid.

Sipas kryevirologut Anthony Fauci, Sipas Fauci, rritja e shifrave varet nga sjellja e individëve, të cilët nuk respektojnë masat dhe udhëzimet. Ai tha gjithshtu se me presidentin Donald Trump ka rreth dy javë që nuk ka patur kontakte, teksa marrëdhënia e tyre prej rreth dy muajsh ishte e krisur për shkak të papajtueshmërive në lidhje me emergjencën shëndetësore

Deri më tani Shtetet e Bashkuara janë vendi më i prekur nga Covid-19, me 2.1 milion raste pozitive dhe 117 mijë vdekje.

Menjëherë pas tij renditet Brazili, i cili tani ka tejkaluar 900 mijë infeksione dhe 45 mijë vdekje.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Të Fundit
Të Parat
Ora 09:36

Në Rusi një tunel për të ‘dezinfektuar’ mysafirët e Putinit

Presidenti rus Vladimir Putin po e mbron gjithashtu veten nga koronavirusi duke i dezinfektuar vizitorët e tij, të cilëve u kërkohet të kalojnë nën një tunel të veçantë që i pastron ata para takimit.

Dezinfektuesi përshkruhet nga Agjensia ruse Ria Novosti, si një re e hollë që vendoset mbi rrobat dhe pjesët e trupit të ekspozuar.

Majin e kaluar zëdhënësi i Putinit Dimitri Peskov dhe Kryeministri i vendit Mikhail Vladimirovich Mishustin u testuan pozitiv nga infeksioni i koronavirusit.

Rusia është vendi I tretë në botë më I prekur nga Covid, pas SHBA dhe Brazilit. Në vend totali i rasteve positive është mbi 500 000 kurse viktimat numërohen në 728

Ora 09:12

Covid, rritet frika nga infeksioni në Pekin, aeroportet anulojnë 70 % ë fluturimeve

Frika vazhdon te rritet në Pekin, teksa në 24 orët e funri u regjistruan edhe 31 raste të reja infeksioni Covid përreth tregut ushqimor të shumicës Xinfadi, rreth 50 km larg nga sheshi Tienanmen, ku edhe më shumë se 10-të lagje i janë nënshtruar masave të izolimi dhe bllokimit dhe me mijëra kinezë po I nënshtrohet testeve të tamponit.

Në qytet, alarmi është ai më i larti, aq shumë sa që, sipas gazetës së People Daily, në aeroport janë anuluar të paktën 1.255 fluturime, e barabartë me 70 përqind të gjithsej.

Masat kufizuese të ndërmarra përfshijnë mbylljen e shkollave.

Hyrja në muze, biblioteka dhe galeri është gjithashtu e kufizuar në 30 përqind të mundësisë së tyre, dhe takimet e grumbullimet me më shumë se njëqind pjesëmarrës janë të ndaluare.

Që nga fillimi i pandemisë Covid-19 në Kinë, janë regjistruar më shumë se 83,000 raste dhe 4634 vdekj

Ora 08:53

Ditë e zezë për Brazilin, 35 mijë raste të reja Covid në vetëm një ditë

Ditë e zezë për Brazilin, 35 mijë raste të reja Covid në vetëm një ditë

Brazili ka regjistruar ditën më të zezë në frontin antiCovid.

Plot 34.918 infeksione janë regjistruar në 24 orët e fundit  që rrisin numrin e përgjithshëm të infeksioneve në  vend në 923,189.

Ministria e Shëndetësisë raportoi gjithashtu se janë regjistruar edhe 1228 vdekje.

Shifrat e reja të vdekjeve, e përkeqësojnë totalin e atyre që kanë humbur jetën në më shumë se 45 mijë.

shqiptarja.com