Dëbora mbulon vendin, ARRSH njofton qytetarët: Ja rrugët ku duhet të tregoni kujdes

0
101

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka informuar qytetarët në lidhje me situatën e krijuar në vendin tonë për shkak të motit të keq.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale ARRSH bën me dije se është hedhur kripë në akset me prezencë dëbore për të shmangur ngricat, në; Tropojë, Kukës, Korçë

Gjithashtu u bën apel shoferëve të kenë kujdes gjatë udhëtimit natën dhe në orët e para të mëngjesit.

Njoftimi i ARRSH

Temperatura të ulëta, pa reshje kanë përshkuar vendit dhe sipas parashikimit të motit gjatë natës do të zbresin nën 0 °C

Është bërë trajtimi me kripë në akset me pretencë bore për të shmangur ngricat, si në; Tropojë, Kukës, Korçë

Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, të respektojnë sinjalistikën të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me goma dimërore.