Deputeti grek diagnostikohet me kancer në gji: Më paralajmëroi gruaja, falënderoj Zotin që e dëgjova

0
61

Një ligjvënës i Parlamentit të Greqisë është diagnostikuar me kancer të gjirit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë deputeti i Demokracisë së Re, Theodoros Karaoglou në një postim në mediat e tij sociale. Ai ndau me ndjekësit e tij se rastësisht, disa ditë para dasmës së djalit të tij ai mësoi se gjërat nuk po shkonin mirë me shëndetin e tij.

Diagnoza ishte “kanceri i hershëm i gjirit”. Siç thekson deputeti, askush në fund të fundit nuk është i paprekshëm, ndërkohë që shtoi se nuk duhet harruar të bëhen analizat parandaluese.

Siç tregon vetë deputeti grek, gjithçka ka shkuar mirë dhe tumori është hequr.

“Tumori i vogël u hoq dhe analizat histologjike treguan se e keqja mbaroi këtu! Sigurisht, kërkohet një kontroll parandalues ​​në intervale kohore të paracaktuara. Por mësimi i problemit shëndetësor me të cilin u përballa është se nuk duhet të marrim asgjë si të mirëqenë,” shkroi ai ndër të tjera në postimin e tij.

Sipas CDC, kanceri i gjirit zakonisht gjendet tek gratë, por meshkujt mund të preken gjithashtu. Rreth 1 në çdo 100 raste të kancerit të gjirit të diagnostikuar në Shtetet e Bashkuara gjendet tek një mashkull. /abcnews.al/